Orbani kundër Ukrainës në BE: S’ka negociata me një vend që është në luftë

29 shtator 2023 | 13:25

Kryeministri  i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë të premten se “çështjet shumë të vështira” duhet të marrin përgjigje përpara se Bashkimi Evropian të fillojë bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës.

Vendet e BE-së do të vendosin në dhjetor nëse do të lejojnë Ukrainën të fillojë negociatat e pranimit, të cilat do të kërkonin mbështetjen unanime të të 27 anëtarëve. Diplomatët kanë thënë se Hungaria mund të jetë një pengesë.

“Ne nuk mund ta shmangim pyetjen, kur gjatë vjeshtës të fillojmë negociatat në Bruksel për të ardhmen e Ukrainës nëse mund të shqyrtojmë seriozisht mundësinë e bashkimit me një vend dhe të fillojmë bisedimet e anëtarësimit të një vendi që është në luftë. Ne nuk e dimë sa i madh është territori i këtij vendi, pasi lufta vazhdon ende, nuk e dimë se sa është popullsia e tij, pasi po largohet, duke pranuar një vend në BE pa i ditur parametrat e tij, kjo do të ishte e paprecedentë. Pra, unë mendoj se ne duhet t’u përgjigjemi pyetjeve shumë të vështira derisa të vendosim në të vërtetë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimi”, ka thënë Orbani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëzet e shtatë vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) nuk…