
Orë nostalgjie
21 mars 2025
| 10:41
Xhevat Muqaku
Ndjenja të këtij agimi vrimëzojnë
vakumin e peshores sime.
Gjuhë e syrit tënd ushqen
retë e ngrohta me aromë jete.
Sot në byzylykun tënd qëmtova:
shiun e zjarrtë dhe të prajshëm.
Gjurmët e tua, kujtimet për ty
përsëri të freskëta i shfletova.