Organizata ASSIST Kosova mblodhi akterë vendorë dhe ndërkombëtarë me qëllim të luftimit të dhunës me bazë gjinore
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në bashkëpunim me Organizatën (ASSIST Kosova), me misionin e Zhvillimit të Demokracisë përmes Grave dhe fuqizimit të rinisë, organizatë kjo që udhëhiqet nga drejtoresha Visare Berisha, kanë organizuar të hënën në Prishtinë konferencën me temë “Fuqizimi i të rinjve kundër dhunës me bazë gjinore”.
Në këtë konferencë i pranishëm ishte Lars-Gunnar Wigemark, shef i misionit të EULEX-it në Kosovë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Prof.Ass.Dr. Mimoza Shahini, drejtoreshë Ekzekutive e Qendrës për Shërbime Humane dhe Zhvillim, Jelena Bulatovic, drejtoreshë ekzekutive nga qendra Manjinske Zajednice, si dhe përfaqësues tjerë të institucioneve qendrore dhe lokale, si dhe aktivistë të shumtë të shoqërisë civile.
Lars-Gunnar Wigemark, shef i misionit të EULEX-it në Kosovë, më këtë raste ka thënë se ndonëse është bërë shumë progres në Kosovë sa i përket luftimit dhe parandalimit të dhunës në baza gjinore, sipas tij, akoma mbete për t’u bërë në këtë drejtim. “Ne kemi bërë progres së bashku me ministrinë e Drejtësisë dhe Shoqërinë Civile. Ky bashkëpunim që kemi këtu është në nivelin institucional, gjithashtu roli i shoqërisë civile ka qenë shumë i rëndësishëm dhe luftimi i dhunës ka qenë dhe misioni ynë që nga fillimi. Kemi punuar së bashku me autoritet kosovare në trajnime. Kemi punuar me policinë dhe jemi të gëzuar që shohim një numër të madhe të përfaqësuesve të Kosovës, e që është në ballë të kësaj përpjekje. Po ashtu, kemi punuar dhe me prokurorët dhe akterët tjerë, dhe kemi punuar shumë në mënyrë që të luftohet dhuna seksuale”, u shpreh ai.
Lars-Gunnar Wigemark, shef i misionit të EULEX-it në Kosovë, vuri theksin po ashtu të mos posedimi i pronës në Kosovë nga gratë kosovare. “Shumica e grave në Kosovë nuk zotërojnë pronë edhe nëse e zotërojnë ua japin vëllezërve dhe familjarëve tjerë. Siç e thashë kur kemi paragjykime dhe steriotipe gjinore mund të këtë edhe dhunë dhe kjo nuk lejohet, prandaj burrat mund të mendojnë që kanë dritën e gjelbër për të përdorur dhunë ndaj gruas”, ka thënë ai.
Ndërkaq, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përmendur progresin që është arritur në luftën kundër dhunës në Kosovë. “Pjesëmarrja ime këtu dëshmon vullneti tim, por edhe të Qeverisë së Kosovës për të luftuar dhunën në baza gjinore. Nëse në Kosovë ekziston mentaliteti patriarkal, atëherë bashkërisht si institucione dhe shoqëri, duhet të ndërtojmë rini që janë tolerantë dhe që refuzojnë cilën do dhunë, si fizike material dhe psikike. Kjo kërkon bashkëpunim me njëri-tjetrit, ndikim këtu ka familja, institucionet dhe vet shoqëria jonë”.
“Kemi hartuar disa strategji e që na kanë ndihmuar dhe parterët tani siç është EULEX dhe një ndër to ka qenë dhe strategjia nacionale kundër dhunës. Është në interesa të shtetit që dhënësit të trajnohen në mënyrë që mos të përsërisin veprat e tyre”, u shpreh ajo.
Visare Berisha, drejtoresha e organizatës (ASSIST Kosova), ka folur për punë e kësaj organizate dhe aktivistëve që e rrethojnë dhe ka thënë se fal rrjetëzimit në tërë Kosovën është arritur që të kontribuohet në parandalimin dhe lajmërimin e dhunës në familje dhe shoqëri. Ajo ka apeluar që të raportohet dhuna dhe ka thënë se në momentin e raportimit dhuna ndalohet, pastaj u mbete institucioneve të vendit që të vazhdojnë më hapat e mëtutjeshme. Për këtë sukses ajo ka falënderuar EULEX-in, Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Drejtësisë.
“Kemi trajnuar shumë lider të rijnë aktiv për të drejtat e njeriut dhe komunitetit të cilët krijojnë rrethin e tyre dhe marrin iniciativa për të mirën e komunitetit. Prandaj, ne do të mundohemi në maksimum që të japim kontributin tonë që të rinjtë tanë të kenë një adresë që mund t’i adresojnë sfidat e tyre”, u shpreh ajo.
Tutje Berisha ka thënë se dhuna përfundon në momentin e raportimit, e që sipas saj pastaj u mbete institucioneve që t’i japin epilog rasteve të dhunës. “Aktivistët tanë dhe pjesëmarrësit në këtë projekt janë angazhuar në të gjithë regjionin e Kosovës që të bien në kontakt me pjesëmarrësit e dhunës në familje dhe së bashku kemi arritur që të kemi një rrejt të gjerë të bashkëpunimit ku se bashku me institucionet përgjegjëse kemi arritur që të inkurajojmë viktimat që t’i paraqesin rastet e dhunës në familje. Dhuna përfundon në momentin e raportimit, atëherë është përgjegjësia institucionale që të vazhdohet më tutje”, ka thënë Berisha.
Tutje Berisha ka apeluar që të raportohet dhuna qoftë fizike ashtu dhe psikologjike. “Falë bashkëpunimit të mirë me Policinë e Kosovës dhuna ndaj grave dhe vajzave është ndër shkeljet më të përhapura të të drejtave të njeriut në çdo cep të globit, e që ka pasoja të mëdha fizike, psikologjike dhe ekonomike. Nëse ju ose kushdo që e njihni ka përjetuar dhunë psikologjike është mirë që ta raportoni”, ka apeluar Berisha.
Prof.Ass.Dr. Mimoza Shahini, drejtoreshë Ekzekutive e Qendrës për Shërbime Humane dhe Zhvillim, ka thënë se ushtrimi i dhunës në baza gjinore është i pranishëm çdo ditë në viset tona.
Sipas saj për ta parandaluar dhunën në baza gjinore, duhet të fillohet me edukimin e hershëm. “Ushtrimi i dhunës në baza gjinore, pasi ka lloje të ndryshme të dhunës është, por kjo në baza gjinore ndodhë gati çdo ditë në mjediset tona. Për ta parandaluar dhunën në baza gjinore, ne duhet të fillojmë që në fëmijërinë e hershme për faktin se kur fëmijët shkojnë në shkollë e janë të përgatitur për të respektuar të tjerët dhe për të pasur empati”, u shpreh ajo.
Ajo tutje ka thënë se ka dhe raste kur në mjediset e shkollës i trajtojnë djemtë ndryshe, vajzat ndryshe dhe kemi raste kur djemtë kanë tendencë që ta shfaqin fuqinë e tyre, përndryshe nëse nuk e bëjnë etiketohen si femra.
Shahni po ashtu ka thënë se roli i medieve në eliminimin e steriotipeve është më së i rëndësishëm. “Megjithëse janë bërë shumë trajnime, po t’i shikojmë mediet në shumicën e rasteve kemi një pasqyrim të seksualizuar. E kishim po ashtu raportimin për abuzimin seksual të vajzës njëmbëdhjetë vjeçare dhe kam qenë shumë e shokuar me mënyrën si media e ka paraqitur”, u shpreh ajo.
Jelena Bulatovic, drejtoresha ekzekutive e qendrës “Manjinske Zajednice”, ka falënderuar drejtoreshën e ASSIST Kosova Visare Berishën për kontributin e dhënë shoqëror si në aspektin e parandalimit të dhunës fizike ashtu dhe të ndihmës psikologjike. “Falënderojmë kolegen Visare që na ftoj në mënyrë që të mund të formojmë një rrjet të tërë të grave të reja që do të mund të punojmë së bashku”,ka thënë ajo.
Jelena Bulatovic bëri të ditur se janë në proces të krijimit të një qendre psikologjike edhe për gratë serbë në Kosovë. “Tani jemi në krijim të një qendre psikologjike pasi mendojmë se gratë nga komunat me shumicë serbe. S’kanë shumë liri që të raportojnë rastet e dhunës psikologjike dhe fizike, pasi s’ka sensibilizim të aktorëvë rreth kësaj çështje. Kështu që mendojmë që krijimi i kësaj qendre do të këtë mirëkuptim të qendrës si nga institucionet qendrore ashtu dhe lokale, pasi mendojmë që përmes kësaj qendre do të ofrohet këshillim psikologjik që do të jetë online dhe fizik”, u shpreh ajo.
Në fund të konferencës u ndanë çertifikata për të rinjt aktiv në komunitet në fusha të ndryshme si gazetari, sport, institucione parashkollore, studentë, organizata të shoqërisë civile etj.