Organizata gjermane dhuron pajisje ndihmëse për HadiKos-in në Gjilan
Pajisje ndihmëse ortopedike, si karroca manuale, shtretër ortopedik e të tjera, janë dhuruar donacion nga organizata gjermane Konvoi der Hoffnung për shoqatën HandiKos në Gjilan.
Sjellja e këtyre pajisjeve është bërë nga Sabile Aliu Sahiti, anëtare e shoqatës gjermane Konvoi der Hoffnung.
Fatmir Shurdhani, menaxher HandiKos-it në Gjilan, falënderoi organizatën Konvoi der Hoffnung për dhurimin e pajisjeve, përkatësisht anëtaren e kësaj shoqate gjermane, bashkatdhetaren Sabile Aliu Sahitin.
Sipas tij, ky donacion do të jetë për të gjithë regjionin e Gjilanit dhe njerëzit në nevojë.
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit Leonora Morina-Bunjaku, tha se bashkatdhetarët vazhdojnë të jenë të përkushtuar për të ndihmuar qytetarët tanë.
Sipas saj, këto pajisje do të jenë në shërbim të qytetarëve në nevojë.
“U jemi mirënjohës bashkatdhetarëve dhe donatores së këtyre pajisjeve”, tha Morina Bunjaku.
Nënkryetarja më tej shtoi se këto pajisje do të ndahen në mënyrë të barabartë për të gjithë.
Luan Aliu, deputet i Kuvendit të Kosovës, tha se kjo kategori ka nevojë për mbështetje dhe ky donacion dhe kjo ngjarje është me rëndësi të madhe.