Organizata më e madhe e paqes në botë emëron sallën e konferencave me emrin “Valdete Idrizi”

06 korrik 2019 | 23:48

Ish kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizi, e cila shquhet për kontributin e dhënë në shtet ndërtimin dhe integrimin e Kosovës, është nderuar nga Organizata Holandeze e Paqes në “Utrecht”, në Holandë, duke  emëruar sallën e konferencave me emrin Valdete Idrizi.

Image may contain: 3 people, people smiling, indoor

E përveç emrit  fotografisë së saj, është vendosur thënie një thënie e Idrizit “Ne mund të arrijmë paqe të qëndrueshme vetëm pasi të pajtohemi me të kaluarën dhe pasi të tregojmë tolerancën dhe diversitetin personal”.

Image may contain: one or more people, people standing and indoor

Postimi i plotë i Idrizit në profilin e vet në “Facebook”:

Me 2 korrik kam pasur nderin për marr pjesë në inagurimin e dhomës së konferencave të PAX me emrin “Valdete Idrizi”, Organizata Holandeze e Paqes në Utrecht, në Holandë. Përveç emrit tim dhe fotografisë së mirë, është një thënie e imja “ne mund të arrijmë paqe të qëndrueshme vetëm pasi të pajtohemi me të kaluarën dhe pasi të tregojmë tolerancën dhe diversitetin personal”.

Kam ende për të punuar gjithë jetën time, për të merituar ketë nderë nga PAX, një nga organizatat më prestigjioze të paqes në botë, me të cilën kemi filluar të punojmë së bashku pothuaje para 20 vitesh në pjesën e ndarë të Mitrovicës, fillimisht duke krijuar CBM për të vazhduar deri në ditët e sotme, në forma të ndryshme.

Është nder, përgjegjësi dhe pas gjithash motivim për të punuar më shumë për shoqëri më të mirë gjithëpërfshirëse, shtet dhe botë më të mirë për të gjithë, pa lënë askënd pas. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, shtetit tim dhe gjithë botës. Iu lutem vizitoni ketë vegëze www.paxforpeace.nl dhe inspirohuni me punën e shkëlqyer te tyre që bëjnë në disa shtete të botës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gadishulli i Linit, me pasuritë e shumta natyrore dhe kulturore,…