Organizata “She Inspires” promovon mirëqenien përmes jogës, në zemër të Prishtinës
28 korrik 2021
| 15:07
Sot në Sheshin Nëna Terezë është mbajtur sesioni i jogës rreth hapësirave të qytetit, nën drejtimin e organizatës ‘She Inspires’.
Drejtuesja e organizatës ‘She Inspires’, Jehona Lluka, ka deklaruar se organizime të tilla që synojnë mishërimin e shëndetit fizik dhe mendor, janë të hapura për pjesëmarrje nga vajza dhe gra të profileve dhe profesioneve të ndryshme.
Sesioni i jogës u drejtua nga Arbëresha Maloku, profesioniste e jogës dhe drejtuese e Abbey Yoga, si kontribut pro bono për komunitetin.
Aktivitete të tilla parashihen të mbahen edhe në të ardhmen e afërt, me pjesëmarrje nga profesionistë të shëndetit fizik – duke përfshirë joga dhe pilates.