Organizata studentore vendos foton e Berat Rukiqit në hyrje të fakultetit, kjo është arsyeja
Organizata studentore “Studim Kritikë Veprim”, ka vendosur foton e Berat Rukiqit të LDK-së, nëpër disa hapësira të Fakultetit Ekonomik, ku i njëjti është asistent.
Sipas ankesave të studentëve të këtij fakulteti, Rukiqin e njohin vetëm si “profesori që nuk vjen kurrë”.
“Berat Rukiqi është asistent në Fakultetin Ekonomik, me synimin që një ditë të bëhet profesor i rregullt aty. Megjithatë, siç duket ai nuk është aspak i përgjegjshëm sepse studentët e njohin si “profesori që nuk vjen kurrë”, thuhet në njoftim.
Në fotografitë e vendosura, me foton e Berat Rukiqit, i është bashkangjitur edhe shkrimi: Përshëndetje studentë/e, unë jam asistenti Berat Rukiqi”.
“Përmes një aktiviteti simbolik, sot ne kemi vendosur disa fotografi të asistentit në fjalë me mbishkrimin “Përshëndetje studentë/e, unë jam asistenti Berat Rukiqi”. Le të jetë kjo një mënyrë e re prezantimi për stafin akademik të papërgjegjshëm në Universitetin e Prishtinës“, thuhet në reagimin e kësaj organizate studentore.