![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/02/prindon-sadriuuuuuu-600x360-1.jpg)
Organizatat ndërkombëtare dënojnë gjuhën e Prindon Sadriut drejtuar mediave dhe gazetarëve
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) dhe Federata Evropiane e Gazetarëve kanë dënuar gjuhën që Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, ka përdorur kundër gazetarëve të Kosovës, duke i quajtur si “ ndërmarrje e përbashkët kriminale”.
Nga IFJ-ja kanë se komentet e burrit të presidentes Osmani drejtuar gazetarëve dhe mediave janë thellësisht të papërshtatshme, derisa theksojnë se liria e shprehjes është një komponent themelor i
“Ne i dënojmë komentet e Zotërisë së Parë, Prindon Sadriu ndaj organeve të shtypit duke i cilësuar si “ndërmarrje të përbashkët kriminale” si thellësisht të papërshtatshme. Liria e shprehjes është një komponent themelor i çdo demokracie”, është thënë në në reagimin e IFJ-së.
#Kosovo 🇽🇰: We condemn First Gentleman Prindon Sadriu's comments towards the press corps labelling them " a joint criminal enterprise" as deeply inappropriate. Freedom of expression is a fundamental component of any democracy https://t.co/tsgpzkrDO7 via @SafeJournalists
— IFJ (@IFJGlobal) February 10, 2022
Edhe nga Federata Evropiane e Gazetarëve kanë dënuar gjuhën e Sadriut drejt mediave, duke i kërkuar që t’i ndalë sulmet konstante ndaj gazetarëve.
Kosovo: the European Federation of Journalists @EFJEUROPE calls on @PrindonSadriu to stop his constant attacks on journalists.@AGK_AJK @IFJGlobal #Kosovo #Trumpism https://t.co/mSIbUqKf8U
— Ricardo Gutiérrez (@Molenews1) February 10, 2022