Organizatorët e ‘Tokio 2020’: Nuk kemi mjekë dhe infermierë për olimpiadën
Organizatorët e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” kanë lëshuar të premten alarmin se nuk kanë në dispozicion staf mjekësor të mjaftueshëm për të përballuar këtë ngjarje.
Si pasojë e pandemisë Covid-19, të gjithë mjekët e infermierët japonezë janë të impenjuar me punën e përditshme dhe nuk kanë kohë për ta kryer vullnetarin gjatë olimpiadës siç dhe ishte parashikuar.
“Është e pamundur që t’ua kërkojmë këtë gjë, që ta kryejnë vullnetarin me kohë të plotë. Mjekët e infermierët kishin pranuar të kryenin këtë rol, por situata ndryshoi për shkak të pandemisë. Tani ata janë të mbingarkuar me punën e tyre të përditshme në spitale. Ndaj, nuk mund t’u kërkojmë të bëjnë me çdo kusht vullnetarin në olimpiadë”, ka thënë drejtori i Tokyo Medical Association.
Ai ka shtuar se për këtë olimpiadë, për një periudhë dymujore (15 korrik-15 shtator, ku përfundon edhe qlimpiada për personat me aftësi të kufizuara), nevojiten të paktën 3500 personelë mjekësorë shtesë, mjekë e infermierë.