Organizatori: Tentojmë t’i kemi dy edicione të “Sunny Hillit”, në Prishtinë dhe në Tiranë

19 qershor 2022 | 18:13

Alban Kastrati nga Festivali “Sunny Hill” ka njoftuar se po planifikohet që ky festival në të ardhmen të mbahet në të dyja kryeqytetet shqiptare.

Kastrati në një intervistë për KTV-së, ka thënë se po tentohet që të mbahen dy edicione të këtij festivali, sikurse në Tiranë, ku edhe do të organizohet edicioni i sivjetmë, gjithashtu edhe në Prishtinë ku edhe ka nisur si projekt.

Ai ka thënë se ky festival i takon Prishtinës, andaj pritet që t’i jepet hapësira e nevojshme për ta realizuar atë në këtë vend.

“Dëshira është që t’i kemi dy edicione, por gjithsesi edhe në Prishtinë sepse festivali nëse emrin e ka Sunny Hill, i takon Prishtinës dhe duhet ta ketë një hapësirë të përhershme, e cila duhet të jetë dinjitoze dhe ia mundëson ta realizojë gjithë potencialin që e ka festivali”, ka thënë Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një varkë që transportonte emigrantë nga brigjet turke në Europë…