Organizim i dobët në Katar: Panik i madh mes tifozëve, ka të lënduar
Kupa e Botës “Katar 2022” nisi me ndeshjen mes nikoqirit dhe Ekuadorit, por në prag të kësaj ndeshje pati një incident mes tifozëve.
Ndeshja në fjalë, e vlefshme për grupin A i takoi Ekuadorit me rezultat 0:2.
Në zonën e tifozëve, Al Bidi kiste probleme të mëdha.
Policia nuk e siguroi mirë ngjarjen dhe la shumë njerëz në zonën e tifozëve, më shumë se që kishte kapacitet.
Gazetari i “Reuters”, Osjan Shain e ka përshkruar kështu situatën në Doha:
“Skena kaotike shpërthyen brenda dhe jashtë festivalit të tifozëve në Al Bida Park sot, një orë para fillimit të ndeshjes Katar – Ekuador. Kjo pasi organizatorët lejuan më shumë tifozë se që kiste vend”.
Një vizitor dhe tifoz i futbollit me emrin Hatem El-Berari nga ana tjetër tha:
“Kjo është e rrezikshme, njerëzit mund të vdesin. Të moshuarit dhe gratë nuk e përballojnë këtë. Familja ime është brenda dhe nuk mund të hyj brenda për t’i parë”.
Chaotic scenes broke out inside and outside the fan festival at Al Bidda Park in Doha on Sunday an hour before the kick-off of the opening World Cup match after organisers allowed too many fans to flood the precinct https://t.co/gUoCoJ7mXQ #FIFAWorldCup #RTEsoccer
— RTÉ Soccer (@RTEsoccer) November 20, 2022