Organizohet aktiviteti “Ta pastrojmë Kosovën”

20 shtator 2024 | 13:34

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren ka organizuar të premten aktivitetin “Ta pastrojmë Kosovën” pas thirrjes së OJQ “Let’s Do It”, që synon ndërmarrjen e disa veprimeve për pastrimin e lokacioneve ku janë krijuar pika ilegale të mbeturinave.

Komuna e Prizrenit ka përzgjedhur si lokacion “Liqenin e Vërmicës”, një zonë ku pas një sezoni shumë të thatë janë grumbulluar shumë mbetje plastike, për shkak të prurjeve nga të gjitha vendbanimet nëpër të cilat kalon Drini i Bardhë.

Me këtë rast u vendosën edhe katër tabelave me mbishkrimin “Ruaje mjedisin” me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të shoqërisë për rëndësinë e ruajtjes së ambientit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo vazhdon t’i bëjë njerëzit të flasin për veten…