Organizohet ankandi i radhës në Kosovë

14 shkurt 2018 | 23:44

Shtëpia e Ankandeve Kosova është kompani e cila merret me organizimin e ankandeve për organizata të ndryshme. Ankandi i radhës do të mbahet më 24 Shkurt 2018 në orën 11.00.

Kjo kompani ka filluar punën në muajin Mars të vitit 2011 dhe deri tani ka organizuar një numër të madh të ankandeve shumë të suksesshme për klientë individualë dhe institucionalë.

Ndër klientët të cilët janë ndarë të kënaqur me punën Shtëpinë e Ankandeve të Kosovës deri tani janë: Ambasada Amerikane, “USAID”, “UNHCR”, “OSCE”,  “Peace Corps”, Institucioni Mikrofinanciar “KEP”,  Agjencioni për Financim në Kosovë “AFK”, Bankën për Biznes (BpB), “TEB”, “Raiffeisen Bank”, “MDA”,  “LLC”, “Moneta-Money Gram”, “HIB Petrol”, “Cacttus”, dhe shumë të tjerë.

Tani ankandet janë të hapura dhe ofertimet bëhen drejtpërdrejtë në mënyrë transparente. Për më tepër informata vizitoni faqen www.ankandet.com.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
 Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) nga muaji mars…