Organizohet simpoziumi shkencor me temën “Folklori në Drenicë”
26 nëntor 2019
| 16:37
Në kuadër të festave të Nëntorit është organizuar simpoziumi shkencor “Folklori në Drenicë” ku profesorë të ndryshëm e kanë trajtuar folklorin në mënyrë profesionale.
Në hapjen e këtij simpoziumi shkencor ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili ka thënë se organizime të tilla janë të dobishme për secilin qytetar.
“Ka filluar mbajtja e simpoziumit shkencor me temën ‘Folklori në Drenicë’ ku profesorë të shquar do ta trajtojnë rolin e kësaj teme me profesionalizëm, të cilët i falënderova për kontributin e tyre në këtë organizim. Organizime të tilla të cilat kanë gërshetim me vlerat tona kombëtare janë të dobishme për secilin qytetarë”, ka thënë Jashari.
/Epoka e re/