Organizonte lojëra fati në bodrum, arrestohet një person në Vushtrri
24 nëntor 2019
| 16:21
Një person është arrestuar në Vushtrri nën dyshimin se i njëjti po merrej me veprimtari të kundërligjshme “Lojëra fati”.
Njësitë policore kanë kontrolluar në një bodrum të një ndërtese dhe aty kanë vërejtur se po zhvilloheshin lojëra të fatit si dhe gara me qen.
Nga aty janë konfiskuar përkohësisht disa pajisje elektronike. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, ku rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt.