Organizuan dasmë me 7 000 të ftuar
25 nëntor 2020
| 08:30
Një sinagogë në Nju-Jork është gjobitur 15 000 dollarë për organizimin e një dasme, me 7 000 të ftuar, gjatë periudhës së pandemisë.
Kryebashkiaku Bill de Blasio e cilësoi ngjarjen krejtësisht të papërgjegjshme dhe në një moment aspak të përshtatshëm.
Dasma hebreje shumë e komentuar u organizua më 8 nëntor dhe mblodhi në sinagogën Yetev Lev në Williamsburg, plot 7 mijë njerëz, të cilët qëndruan ngjitur me njëri-tjetrin pa maska dhe në kundërshtim me të gjitha rregullat e distancimit fizik.
Dasma e organizuar ishte ajo e Yoel Teitelbaum, nipit të rabinit të madh, Aaron Teitelman.