Orges Arifi garon sot në “Paris 2019”
25 janar 2019
| 11:04
Përfaqësuesja e Kosovës në karate ka udhëtuar drejt Parisit të Francës, ku prej sot deri të dielën do të mbahet gara e Premier Ligës.
Në këtë garë marrin pjesë vetëm 100 garuesit më të mirë nëpër kategori. Kosovën e përfaqësojnë Herolind Nishevci (+84 kg), Alvin Karaqi (-84 kg), Orges Arifi (-60 kg) dhe Fortesa Orana (+68 kg), ndërsa drejtësinë do ta ndajë gjyqtari Ardian Muhadri.
Me ekipin e karatesë ndodhet edhe përzgjedhësi Ylber Syla. Orges Arifi garon sot, ndërsa tre garuesit tjerë garojnë nesër. Premier Liga “Paris 2019” është e vlefshme për të fituar pikë Olimpike për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.