Orges Arifi renditet i shtati në Premier Ligë
12 mars 2021
| 15:52
Orges Arifi u rendit i 7-ti në garën e 64 më të mirëve në botë, në “Premier Ligë” e cila po zhvillohet në Stamboll.
Luftën e parë e fitoi Arifi përballë̈ jordanezit Abdullah, po kështu edhe të dytën me belgun e njohur Dasoul.
Në luftën e tretë u ndal nga garuesi azer Farzaliev i cili është fitues i Lojërave ne Minsk 2019 ndërsa në luftën e katërt të tij për vend të pestë, u ndal nga kazaku Alpysbair i cili aktualisht renditet i treti në botë.
Padyshim ky rezultat është i mirë dhe motivues kur dihet se pikërisht para një viti Orgesi u operua nga një lëndim i rëndë por me përkushtim të madh e tejkaloji dhe u kthye fuqishëm ne betejat e karatesë. Orges Arifi garoi për ngjyrat e Shqipërisë.