Orhangazi dhe Malisheva pajtohen për bashkëpunim në fushën e arsimit
Me ftesë të Komunës së Orhamgasit në Turqi, një delegacion i gjerë nga Malisheva, i prirë nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, po qëndron në këtë qytet, me të cilin janë të binjakëzuar vite më parë.
Në ditën e parë të qëndrimit në Orhangazi të dy qytetet janë pajtuar për bashkëpunim në fushën e arsimit, përmes projekteve konkrete.Kryetari i Orhangazit, Neset Çaglayan dhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, kanë biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy komunave, përkatësisht qyteteve, në fushat me interes të përbashkët, sidomos në arsim dhe ekonomi.
Delegacioni nga Malisheva, ku bën pjesë edhe drejtori i Arsimit, Avdi Morina, së bashku me kryetarët Çaglayan dhe Begaj, kanë vizituar disa nga institucionet arsimore në Orhangazi, ku janë pajtuar që të dy qytetet të bashkëpunojnë në fushën e arsimit përmes projekteve konkrete.
Në ditën e dytë të vizitës delegacioni nga Malisheva ka vizituar disa biznese dhe kompani turke me qëllim të bashkëpunimit të bizneseve të Orhangazit dhe atyre nga Malisheva.