Ori Nebiaj merr mandatin e deputetes, pas dorëheqjes së Grida Dumës
Ori Nebiaj ka pranuar mandatin e deputetes, që u la nga deputetja demokrate, Grida Duma disa ditë më parë.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ditën e nesërme, Nebiaj do të dorëzojë formularin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Mandati i Grida Dumës i kalon Ori Nebiajt, pasi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 ka siguruar 5599 vota preferenciale.
Vetë Nebiaj reagoi pas lënies së mandatit nga Duma, se i nevojitej kohë për të vendosur nëse do merrte përgjegjësinë që i dhanë ata që e votuan.
Më 8 nëntor, Grida Duma njoftoi lënien e mandatin e deputetes dhe tregoi se çfarë nuk do i falë politikës. Ajo u shpreh se politika e llumit dëmtoi dhe djalin e saj, ndërsa shpreson që këto goditje të kenë qenë mësim për të.
Mandatin e deputetit e la edhe Alfred Rushaj. Ai u largua për shkak të angazhimeve personale, ndërsa mandatin e tij do e marrë Petrit Doda.