Origjina e koronavirusit, Biden kërkon nga inteligjenca hetime shtesë

26 maj 2021 | 22:15

Presidenti i SHBA, Joe Biden i kërkoi inteligjencës amerikane të dyfishojë përpjekjet e saj për të mbledhur informacione të nevojshme për të arritur në një konkluzion përfundimtar mbi origjinën e Covid

“Deri më tani të dhënat e inteligjencës amerikane flasin mbi dy skenarë të mundshëm mbi origjinën e Covidit që janë kontakti njerëzor me një kafshë të infektuar ose një aksident laboratorik”, shtoi Biden, duke kërkuar hetime shtesë.

“Ndërsa dy elementë në komunitetin e inteligjencës priren drejt skenarit të parë dhe një drejt së dytit, secili me një nivel të ulët ose të moderuar besimi, shumica nuk besojnë se ka informacion të mjaftueshëm për të vlerësuar se njëri ka më shumë gjasa se tjetri”, shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër talent i madh i futbollit ka pranuar ta…