Oriola Marashi, e “rrezikshme” në fotot e fundit
Oriola Marashi është një ndër modelet më të pëlqyera. Ajo është përfolur jo vetëm për fotot provokuese që ndan por gjithashtu dhe për jetën e saj personale. Pas ndarjes nga futbollisti Eros Grezda, Oriola ka qenë disi më e tërhequr. Së fundmi, modelja ka realizuar një set, ku shfaqet shumë provokuese.
Ajo ka pozuar me një fustan elegant, të zi, i cili në pjesë të caktuara është i tejdukshëm. Oriola nuk ka hezituar të vërë në plan të parë dhe pjesën e pasme të fizikut mbresëlënës. Nuk kanë munguar komentet nga adhuruesit e saj duke i vënë në pah bukurinë dhe elegancën që e karakterizon.
Ndarja e Oriolës dhe Grezdës ishte e papritur pasi planifikonin të martoheshin. Ishte vetë futbollisti që konfirmoi thashethemet që qarkullonin prej kohësh duke thënë se i kishin dhënë fund. “Po, është e vërtetë që ne jemi ndarë dhe nëse ndonjëherë do të jemi bashkë, kjo do të jetë vetëm si shokë”, tha ai në fund të verës.