Oriola Marashi shfaqet provokuese
09 qershor 2023
| 12:19
Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi po vazhdon të shijon suksese ndërkombëtare në bashkëpunimin e saj me markën “Guess”.
Edhe së fundmi modelja ka udhëtuar drejt Stambollit për të realizuar një kampanjë të re për linjën e njohur të veshjeve.
Oriola ndau me fansat në Instagram disa imazhe teksa njoftoi se ka realizuar një tjetër kampanjë.
Në foto, modelja shihej e veshur me një trupore xhins që ia theksonte format ndërsa kishte dekolte të hapur.
Për të kombinuar me dukjen, Oriola mbante një çantë të vogël ngjyrë kafe dhe një shall.
“Ditë të mrekullueshme me familjen “Guess”, ka shkruar Oriola në mbishkrimin e imazheve ndërsa dukej e mahnitshme.