Oriola me pozat e reja, duket joshëse dhe transparente
25 janar 2023
| 16:01
Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, po vazhdon të jetë e angazhuar në karrierën e saj si modele.
Ajo tashmë ka ndërtuar një jetë jashtë trojeve shqiptare për shkak të punës dhe angazhimeve në profesion.
Bukuroshja shqiptare së fundmi ndodhet në Francë, ndërsa nuk mungon me imazhe e video atraktive në rrjetet sociale.
Ylli i “Guess” ka hedhur disa fotografi në Instagram, me anë të të cilave ka marrë vëmendje të madhe.
Ajo shfaqet e veshur tërësisht në të zeza, pantallona lëkurë dhe një bluzë transparente.
Dukjen e kompletoi me një palë çizme të zeza po ashtu lëkure, kurse sa i përket flokëve i kishte lënë të lëshuara.
Marashi mori komplimente të shumta, meqë vetëm në këtë rrjet social numëron mbi 700 mijë ndjekës.