Orlando Bloom dhe Katy Perry duan një dasmë intime
17 prill 2019
| 11:21
Orlando Bloom dhe Katy Perry po ndihen shumë të lumtur derisa po e planifikojnë dasmën e tyre. “Ata janë një nga çiftet më të lumtura.
Janë shumë të entuziazmuar që janë fejuar dhe aktualisht po e planifikojnë dasmën e tyre”, ka thënë një burim pranë çiftit për revistën “People”.
I njëjti burim ka thënë se 42-vjeçari Bloom dhe 34-vjeçarja Perry nuk kanë treguar shumë detaje për dasmën e tyre, por një gjë dihet, ata duan një dasmë shumë intime.