![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/04/orlando.jpg)
Orlando: Italia do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën
Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Nicola Orlando është takuar të mërkurën me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, me të cilin ka biseduar për krizën pandemike, reformat urgjente, integrimi në BE dhe për dialogun që udhëhiqet nga BE-ja.
Orlando ka thënë se e ka siguruar zëvendëskryeministrin Bislimi për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Kosovën.
“Përgjigja e Qeverisë ndaj përkeqësimit të krizës pandemike, reformat urgjente, integrimi në BE dhe dialogu i udhëhequr nga BE-ja ishin sot tema të një takimi shumë frytshëm me zëvendës kryeministrin, Besnik Bislimi. Unë e përgëzova atë dhe e sigurova për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Kosovën. Ne u pajtuam të mbesim në kontakt të ngushtë”, ka shkruar Orlando në llogarinë e vet në “Twitter”.
Govt response to worsening pandemic crisis, urgent reforms, #EU integration & EU-led dialogue were topics of very productive meeting w/Deputy PM @BislimiBesnik today. I congratulated him & assured #Italy's continued support to #Kosovo. We agreed to remain in close touch.
🇮🇹🇪🇺🇽🇰 pic.twitter.com/D6J6KgvRv9
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) April 7, 2021