Orlando mposhti kampionët e Golden State

01 mars 2019 | 14:32

Janë luajtur ndeshjet e radhës në kampionatin më të bukur të basketbollit në glob, NBA. Spikat fitorja e Philadelphia në derbin ndaj Oklahomas, ndërsa kampioni në fuqi Golden State është mposhtur nga Orlando. Oklahoma ka triumfuar si skuadër udhëtuese me katër pikë diferencë, me rezultatin 104-108. Thobias Harris realizoi 32 pikë dhe 5 kërcime.

Ai ishte më i miri për miqtë, ndërsa Jimmy Butler shtoi 20 pikë të tjera për të tijtë. Russell Westbrook bëri një tjetër “Triple Double”, me 23 pikë, 11 kërcime dhe 11 asistime. Kampioni në fuqi, Golden State Warriors ka vuajtur mungesën e basketbollistit të vet kryesor, Kevin Durant. Për pasojë, ka humbur në parket ndaj Orlando Magic 103:96. Për këtë të fundit spikati Aaron Gordon, që realizoi 22 pikë dhe 15 kërcime.

Rezultatet

Indiana P. – Minnesota T.        122-115
Orlando M. – Golden State W. 103-96
New York K. – Cleveland C.   118-125
Houston R. – Miami H.            121-118
Oklahoma C. – Philadelphia    104-108
Denver Nuggets – Utah J.        104-111

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dopingu mbetet një problem shumë i madh që kërkon angazhim…