Orlando transferon Nanin
19 shkurt 2019
| 10:07
Luis Nani bëhet gati për të nisur një aventurë të re përtej Oqeanit.
Sulmuesi i Sporting Lisbonës do ta vazhdojë karrierën në Major League Soccer me ekipin e Orlando Cityt, që ka vendosur të bëjë një goditje të madhe, e para që pas largimit të Kakasë. Nani do të përfitojë rreth katër milionë euro në vit për dy sezone me ekipin amerikan, ndërsa tashmë ka zbarkuar në Florida për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore me klubin e ri.
Nani ka pasur një karrierë shumë të suksesshme në Evropë, sidomos me Manchester Unitedin, skuadër me të cilën ka fituar, ndër shumë trofe, katër tituj të Premierë Ligës dhe një Ligë të Kampionëve.