Orli Zhubi lanson këngën “Të deshta TY më shumë se vetën”
I rikthyer në profesionin e tij, Orli Zhubi i cili ka të përfunduar Akademinë e Arteve në UP në degën e solo-këndimit, këto ditë ka lansuar këngën e tij më të re “Të deshta TY më shumë se vetën”. Teksti i këngës është shkruar nga vet këngëtari, riorkestrimin e ka bërë Afrim Macula, me kitarë & buzuki; Astrit Stafai, me klarinet; Hekuran Hoxha dhe sint; Adrian Qehaja.
Orli rrjedh nga një familje e botës së muzikës dhe artit. Ai është marrë me muzikë që nga fëmijëria e tij, ndërsa në boten e muzikës ka hy fuqishëm me këngën e tij të re. Për Orlin nuk kanë munguar as ftesat për të kënduar nëpër ahengjet festive.
Solisti, Orli Zhubi i cili me zërin e tij ka mahnitur të rinjtë, pritet që të lansojë edhe disa këngë tjera në ditët në vijim, në bashkëpunim me këngëtar të mirënjohur.