Orllani do të bëhet me ujë të pijshëm
22 maj 2018
| 22:30
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” dhe Komuna e Podujevës nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit për hartimin e projektit, i cili do të zgjidhë problemin me furnizim me ujë të pijshëm për banorët e fshatit Orllan.
Sipas marrëveshjes, kompania KUR “Prishtina” do të caktojë një zyrtar për komisionin e vlerësimit të ofertave dhe vlerësimit të projektit dhe do të zhvillojë kontroll të projektit në harmonizim me zyrtarë komunalë.
Ndërsa, Komuna e Podujevës siguron zotimin e mjeteve financiare në shumë prej 22 mijë euro për hartimin e projektit dhe procesin e tenderimit.
Projekti do të financohet nga Komuna e Podujevës, KRU Prishtina dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor