Orteku i merr jetën tre alpinistëve në Kanada

22 prill 2019 | 14:51

Tre alpinistë profesionistë janë gjetur të vdekur pas një orteku në Parkun Kombëtar të Banff në Kanada.
Alpinistët austriakë David Lama, 28 vjeç, dhe Hansjörg Auer, 35 vjeç, si edhe amerikani Jess Roskelley, 36 vjeç, po përpiqeshin të ngjiteshin në Howse Peake.

Grupi u raportua i zhdukur të mërkurën e kaluar. Ekipet e shpëtimit ngritën dyshimet se kishin vdekur por përpjekjet për gjeten e tyre u penguan nga kushtet e motit.

Burrat ishin pjesë e një ekipi të sponsorizuar nga linja e veshjeve “North Face”.

Gjatë ekspeditës së tyre, grupi ishte nisur drejt Howse Peake, i njohur si M16, që është ngjitur vetëm një herë më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid është i gatshëm që ta lë Gareth Bale…