Ortopedi Bujar Gashi sulmohet nga një pacient, reagon SHSKUK-ja
20 nëntor 2019
| 13:14
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) është njoftuar nga Klinika e Emergjencës dhe e Ortopedisë se Dr. Bujar Gashi, specializant i ortopedisë, është sulmuar fizikisht nga një pacient në vendin e tij të punës, derisa po ofronte shërbime kujdestarie.
“SHSKUK dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj mjekut, e quan akt të turpshëm dhe qyqar, ndërkaq fton organet kompetente të merren me rastin. I shqetësuar me incidentin e mbrëmshëm, kolegjiumi i Klinikës së Ortopedisë ka kërkuar hetim të shpejtë, duke theksuar se dhuna nuk duhet dhe nuk mund të përdoret si mjet i shprehjes së pakënaqësive”, është bërë me dije në reagimin e SHSKUK-së.