Ortopedi Skënder Ukaj: PDK-ja po merr përkrahje në çdo vend
Kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, Dr. Skender Ukaj, ka vizituar sot Gurrakocin me ç’rast ka marrë përkrahje nga dega e kësaj qendre.
Ukaj ka shkruar në profilin e vet në “Facebook”, se PDK-ja po merre përkrahje në çdo vend, sipas tij, tubimet e tilla janë dëshmi për fitoren e 14 shkurtit.
“Sonte isha në Gurrakoc. U prita jashtëzakonisht mirë. PDK po merre përkrahje në çdo vend. Tubimet e tilla janë dëshmi e fitores së 14 shkurtit”.
#SkenderUkaj47
#Rimëkëmbje
Ukaj punon mjek-specialist në QKUK, si dhe ligjëron në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Gjakovës.
Ortopedi Skënder Ukaj garon për herë të parë për deputet dhe kërkon votën tuaj
Doktor, Skender Ukaj, ka lindur me 02/05/1969 në fshatin Kaliqan të Istogut. Ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Aftësimin specialistik nga lëmia e Ortopedisë, e kreu në Prishtinë dhe Paris, magjistraturën e përfundoj në UP duke e hapur kësisoj rrugën për studimet doktorale në Universitetin e Lubjanës në Slloveni.
Punon mjek-specialist në QKUK, si dhe ligjëron në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Gjakovës.
Është autor dhe ko-autor i një numri të konsiderueshëm të punimeve shkencore si rezultat i bashkëpunimit me specialist dhe profesorë nga Franca, Zvicrra, Sllovenia dhe Kosova. Gjithashtu, ka ndjekur trajnime profesionale për ortopedi dhe traumatologji në spitale të njohura evropiane dhe ka prezentuar ne konferenca të shumta shkencore në nivel vendor dhe ndërkombëtar.
Ka kryer shumë intervenime dhe operacione të rrallë në Kosovë duke marrë merita të mëdha në profesionin e tij.
Ukaj është edhe anëtar i Asociacionit të Ortopedëve të Francës, si dhe anëtar i i Asociacionit Evropian të Artroplastikës.