Orwell: 6 rregulla për të shkruar një artikull
Orwell-i botoi në revistën ‘Horizon’ një ese me titullin ‘Politika dhe gjuha angleze’, ku pohonte se gazetaria duhet ta përdorë gjuhën si instrument për ta shprehur mendimin e jo për ta fshehur a penguar atë. Për më tepër, ajo duhet të dallohet nga stili letrar dhe të jetë e qartë dhe efikase.
Këto janë gjashtë rregullat:
Mos e përdorni kurrë metaforën, ngjashmërinë apo mënyrën e shprehjes që jeni mësuar ta shihni në shtyp.
Mos përdorni kurrë një fjalë të gjatë kur mund ta përdorni një të shkurtër.
Nëse është e mundshme ta eliminoni një fjalë, eliminojeni gjithmonë.
Mos e përdorni kurrë formën pasive kur mund ta përdorni atë aktive.
Mos përdorni kurrë fraza të huaja, as fjalë shkencore, apo të zhargonit kur mund të mendoni për një ekuivalent të zakonshëm në gjuhën në të cilën shkruani.
Shkelini madje që të pesë rregullat e sipërme, por kurrë mos shkruani diçka absolutisht barbare.