![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/02/osaka.jpg)
Osaka kualifikohet në finale të Australian Open
18 shkurt 2021
| 11:24
Një nga sfidat më interesante në tenis mes dy tenisteve më të mira të botës mes Serena Williams dhe Naomi Osaka u zhvillua sot dhe në fund u mbyll 0-2 në sete.
Ndeshja e madhe mes Serena Williams dhe Naomi Osaka ka përfunduar me rezultat 0-2 për Osakan.
Naomi Osaka arriti që të fitojë 2-0 në sete ndaj Williams dhe kësisoj të kualifikohet për në finalen e madhe të Australian Open. Japonezja vazhdoi përpara dhe kështu do të përballet në finale me Jennifer Brady.
Kjo do të jetë finalja e dytë e Australian Open për Osakan, ndërsa finalja e katërt të Grand Slam në karrierë.