“Ngjarjet e fundit – mbyllja e zyrave postare në komunat veriore dhe propozimet e rinovuara për hapjen e urës në Mitrovicë/Mitrovica për trafik – kanë nënvizuar urgjencën e kthimit në dialog. Të dyja këto çështje duhet të zgjidhen në procesin e udhëhequr nga BE”, ka shkruar Davenport në “X”.
“Por ky duhet të jetë dialog i fokusuar edhe një herë në përmirësimin e jetës së njerëzve të zakonshëm në Kosovë dhe rritjen e perspektivës për të rinjtë nga të gjitha komunitetet për të jetuar, punuar dhe rritur familjet e tyre këtu”, ka shkruar ai.
Për mbylljen e pikave të Postës së Serbisë në veri, kanë reaguar edhe misionet tjera në Kosovë si dhe Bashkimi Evropian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.