OSBE-ja bën fushatë për mbrojtjen e gazetarëve në Kosovë
Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Kosovë po vazhdon fushatën për vetëdijesimin e publikut rreth sigurisë së gazetarëve në mbarë Kosovën.
Në një komunikate për medie, OSBE-ja ka theksuar se fushata adreson sfidat e vazhdueshme, me të cilat përballen gazetarët gjatë punës së tyre dhe ndikimin e këtyre sfidave në punën e tyre.
“Gazetarët janë të ekspozuar ndaj rreziqeve specifike të frikësimit, kërcënimeve apo sulmeve fizike për shkak të punës së tyre. Është e rëndësishme që secili pjesëtar i shoqërisë ta kuptojë nevojën për të mbrojtur gazetarët dhe për të kontribuar për një mjedis që respekton lirinë e fjalës dhe lirinë e medies”, citohet të ketë thënë shefi i OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.
Ndryshe, vetëm në vitin 2017 janë raportuar gjithsej 28 kërcënime ose sulme fizike ndaj gazetarëve.