OSBE-ja mbajti trajnim për anëtarët e Kuvendit Komunal të Mitrovicës
Kuvendi Komunal i Mitrovicës në bashkëpunim me OSBE-në kanë mbajtur trajnim me asamblistët e kësaj komune, lidhur me temën e të qenit anëtar i përgjegjshëm dhe efikas në Kuvendin Komunal.
Në këtë trajnim morën pjesë kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Jeton Ujkani, i shoqëruar me asamblistët komunal, përfaqësues nga OSBE-ja si dhe Veton Vehapi, zyrtar profesional nacional nga misioni i OSBE-së në Kosovë i cili e udhëhoqi këtë trajnim.
Përfaqësuesi nga OSBE-ja gjatë këtij prezantimi ka folur më gjerësisht për programin dhe hartimin e buxhetit komunal si dhe çështjet e tjera me rëndësi të cilat kishin të bëjnë për barazinë gjinore në nivelin komunal.
Temë tjetër e diskutimit ishte edhe shqyrtimi i akteve ligjore dhe marrja e vendimeve për kompetencat e nivelit komunal dhe atij qendror.