OSBE-ja u bën thirrje institucioneve të bëjnë çmos për zbardhjen e fatit të të pagjeturve
Misioni i OSBE-së në Kosovë në Ditën Ndërkombëtare të Pagjeturve ka përkujtuar fatin e të gjithë atyre që humbën jetën gjatë viteve të luftës në vendin ton.
Ky mision u ka bërë thirrje institucioneve të bëjnë çmos për zbardhjen e fatit të të pagjeturve
“Në 20 vjetorin e misionit tonë, rikonfirmojmë angazhimin tonë për të punuar për zgjidhjen e fatit të personave të zhdukur nga të gjitha komunitetet. U bëjmë thirrje institucioneve, shoqërisë dhe individëve të bëjnë çmos që të zbardhen rastet e mbi e 1 653 personave që ende nuk janë llogaritur. Familjet e të zhdukurve vazhdojnë të vuajnë dhe po presin zgjidhje. Vuajtja e tyre dhe kostoja njerëzore e konfliktit duhet të jenë një kujtesë e vazhdueshme e vlerës së paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut për të gjithë”, ka shkruar OSBE-ja në faqen zyrtare të saj në “Facebook”.
/Epoka e re/