OSBE për sulmin ndaj Berishës: Jemi të trishtuar, por të shmangen spekulimet

06 dhjetor 2022 | 20:07

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, i ka uruar shërim të shpejtë Sali Berishës, i cili u sulmua me grusht nga një 31-vjeçar gjatë protestës.

OSBE shprehet e trishtuar për incidentin e ndodhur, ndërsa bën thirrje që të shmangen spekulimet ndërkohë që hetimet vijojnë.

“Urime Shqipërisë për mbajtjen e suksesshme të samitit BE-Ballkan Perëndimor dhe për operacionin e madh të sigurisë që e shoqëroi. Jemi të trishtuar, megjithatë, për incidentin gjatë protestës së opozitës. Liria e tubimit është një e mirë themelore e demokracisë. U urojmë të lënduarve shërim të shpejtë dhe u bëjmë thirrje të gjithëve të shmangin spekulimet dhe vetëdrejtësinë ndërkohë që hetimet vijojnë”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar, ish ambasadori Muhamet Hamiti, në llogarinë e vet…