OSBE përfundon riparimin e ndërtesës sociale në Plemetin
13 shkurt 2018
| 20:33
Misioni i OSBE-së në Kosovë në bashkëpunim me Ambasadën e Luksemburgut dhe Caritas, kanë bërë riparimet në ndërtesat sociale në Plemetin, të cilat ishin dëmtuar në shtator të vitit të kaluar.
Ndërtimi i kulmit të ndërtesës gjashtë katëshe, e cila është shtëpi e 180 personave të komunitetit Rom dhe Ashkali, tashmë ka përfunduar.
Nga OSBE janë shprehur të kënaqur me realizimin e kësaj pune, që ka ndihmuar në mirëqenien e këtyre banorëve.
Rezidentët e kësaj shtëpie sociale kishin qëndruar në kushte të rënda që nga shtatori i 2017-ës pas dëmtimit të kulmit nga dy incidente të zjarrit dhe erërave të forta.