Osimhen ka pësuar tronditje në kokë

21 shkurt 2021 | 22:30

Victor Osimhen ka pësuar tronditje në kokë, ka raportuar agjencia e lajmeve ANSA të dielën. Sulmuesi i Napolit u rrëzua pa ndjenja pas një përplasje me Cristian Romeron në fund të ndeshjes së humbur nga Atlanta me rezultatin 4:2.

Sulmuesi nigerian është dërguar me ambulancë në spitalin lokal në Bergamo për një analizë. Dhe, sipas agjenisë së lajmeve ANSA dhe raporteve nga burime pranë Napolit, Osimhen është diagonsitkuar me tronditje në kokë.

Osimhen ka pasur probleme të shumta shëndetësore që kur iu bashkua Napolit. Ai pati lënduar shpatullën dhe gjatë pushimeve ishte infektuar me koronavirus.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka marrë dozën…