Osimhen: Kvaratskhelia mund të fitojë ‘Topin e Artë’

07 mars 2023 | 13:55

Victor Osimhen beson se shoku i tij i skuadrës Kvicha Kvaratskhelia mund të fitojë “Topin e Artë”.

Kvaratskhelia po tregon formë fenomenale këtë sezon, së bashku me Osimhen po udhëheqin ekipin e Napolit drejt suksesit në Serie A.

“Ai është një djalë i mrekullueshëm, e kuptova menjëherë. Të gjithë e duan atë në dhomën e zhveshjes, jo vetëm për atë që bën në fushë, por edhe për atë që bën jashtë saj. Unë besoj se ai mund të fitojë Topin e Artë në vitet e ardhshme, shpresoj që ai gjithashtu t’i sjellë shumë suksese Napolit”, ka thënë Osimhen.

Kvaratskhelia kaloi në Napoli nga Dinamo Batumi në vitin 2022 për shumën e 15 milionë eurove.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-ës Tiranë, në njoftimin…