Osimhen: Nuk jam i interesuar për një transferim në Premier Ligë

18 janar 2024 | 10:16

Victor Osimhen nuk është i interesuar për një transferim në Premier Ligë, edhe pse e kërkojnë disa skuadra të njohura. Reagimin e ka bërë vetë sulmuesi direkt nga grumbullimi me kombëtaren nigeriane.

“E ardhmja? Tani për momentin kam plane të tjera për karrierën dhe nuk mendoj të transferohem në Premier Ligë. Kur të vijë koha do të dini gjithçka”.

Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me De Laurentiis, jam i sinqertë dhe… i lumtur. Ai ka qenë gjithmonë pranë meje që kur erdha te Napoli në vitin 2020 dhe nuk ka pasur kurrë asnjë problem mes nesh. Ajo që ndodhi nuk kishte të bënte me marrëdhënien time me të apo familjen e tij”, deklaroi bomberi i Napolit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
12 minator të Minierës së Stantërgut janë lënduar si pasojë…