Osimheni, Balotellit: Je gjithnjë i mirëpritur te Napoli

07 prill 2023 | 12:41

Pak ditë më parë, trajneri i kombëtares italiane Roberto Mançini i mbylli derën sulmuesit Mario Balotelli. Gjithsesi, “SuperMario”, që aktualisht luan me ekipin e Sion, ka ende mjaft admirues e mes tyre edhe sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen.

Ata janë bërë protagonistë duke shkëmbyer disa batuta në rrjetet sociale, që nuk kanë mbetur pa u vënë re. Në një rubrikë që Balotelli kishte hapur në “Instagram” me pyetjet e fansave, dikush i shkruante: “Dua të të shoh duke luajtur te Napoli”.

Balotelli vendosi që kësaj pyetjeje t’i përgjigjej pikërisht sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen, që këtë sezon po shkëlqen në Itali dhe Evropë. Dhe përgjigjja e tij nuk vonoi të mbërrijë: “Je gjithnjë i mirëpritur”, bashkë me një zemër.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demkoratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka…