Osimheni qetëson tifozët e Napolit: Do të jem gati për Milanin
Victor Osimhen është shprehur i bindur se do të jetë i gatshëm për përballjen kundër Milanit në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi nigerian është rikthyer i lënduar nga angazhimi me ekipin kombëtar, teksa do të mungojë sonte në ndeshjen kundër Milanit, në kuadër të javës së 28-të në Serie A.
Në dyshim është vënë edhe paraqitja e tij në , në ndeshjet çerekfinale në Ligën e Kampionëve, sërish kundër “Rossonerëve”.
Por, Osimhen është shprehur i bindur se do të jetë gati për këto ndeshje.
“Nuk është asgjë serioze, por dua t’i kalojë këto 10-12 ditë për të pushuar dhe rikuperuar. Shpresoj të jem atje. Më kanë thënë dhe jam i bindur që do të jem në fushë kundër Milanit”, ka thënë nigeriani për “TG5”.
Ndeshja e parë çerekfinale mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 12 prill, kurse ajo e kthimit më 18 prill.
Victor Osimhen është një prej futbollistëve më në formë të Napolit këtë sezon, duke shënuar 21 gola në 23 paraqitje në Serie A.