Osimheni rinovon kontratën me Napolin, mungon vetëm zyrtarizimi
Rinovimi i kontratës se Victor Osimhen me Napolin nuk vihet në dyshim. Përkundrazi, sipas raportimeve nga “Corriere del
Mezzogiorno”, Aurelio De Laurentiis është shumë i qetë dhe pasi ka refuzuar propozimet nga Arabia Saudite, e di se ka bërë përpjekjet e duhura për të arritur një marrëveshje, së cilës i mbeten të përmbyllen vetëm disa detaje.
Pas takimeve të shumta e të pafundme me menaxherin e qendërsulmuesit nigerian, Roberto Calenda, presidenti blu iu dorëzua kërkesës për pagë mbi 10 milionë euro deri në vitin 2026, duke e zgjatur kështu kontratën aktuale edhe për një vit.
Për më tepër, do të ketë një klauzolë për zgjidhjen e kësaj kontrate, e vlefshme nga viti 2024 për jashtë Italie dhe nga viti 2025 edhe brenda apenineve: 150 milionë euro. Firma pritet së shpejti, Osimhen dëshiron të qëndrojë, përkushtimi dhe qëndrimi në debutimin ndaj Frosinone janë dëshmi e kësaj.