Osmani, afër marrëveshjes me Shkupin
20 shtator 2019
| 11:44
Te skuadra e Shkupit vazhdojnë ndryshimet në stol. Pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Umit Karanin, Shkupi ka shkarkuar edhe Bulent Akin, i cili mori drejtimin e skuadrës në fillim të shtatorit.
Siç raporton “Infosport.mk”, trajneri i ri pritet të jetë Qatip Osmani, ish-tekniku i Shkëndijës. Pritet që zyrtarizimi të bëhet në ditët në vijim, pasi akordi mes palëve është arritur.
Qatip Osmani kujtojmë që sezonet e fundit me Shkëndijën ka arritur të fitoj dy tituj dhe një Kupë në Maqedoninë e Veriut. Ai u largua nga tetovarët këtë fillim sezoni, pas rezultateve jo të mira që skuadra kishte.