Osmani: Afrim Bunjaku ra dëshmor për të treguar se liria nuk ka çmim
24 shtator 2024
| 12:09
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar rënien e heroit Afrim Bunjaku, në njëvjetorin e sulmit të Banjskës.
Ajo ka thënë se rënia e Bunjakut, dëshmon se liria e Kosovës nuk ka çmim.
“Sot një vit, Rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të treguar edhe një herë, siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm. Se liria nuk ka çmim. Se Kosova është dhe do të mbetet e pandashme, e liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm! Sot e përgjithmonë!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.