Osmani: Ajo na dha shpresë, kur nuk e kishim atë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se është e tronditur thellësisht nga humbja e mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albright, ish-sekretare e Shtetit të SHBA-ve.
“Ajo na dha shpresë, kur nuk e kishim atë, u bë zëri ynë e krahu ynë kur nuk kishim as zë e as krah. E njohu dhimbjen e popullin tonë sepse edhe vet e kishte përjetuar persekutimin qysh në fëmijëri, prandaj qëndroi e vendosur kundër Millosheviqit deri në ndaljen e gjenocidit të tij në Kosovë. E përkrahi parreshtur Kosovën deri në frymën e fundit, prandaj populli i Kosovës do ta kujtojë përjetësisht”.
“Modeli i saj i një heroine të pamposhtur, guximtare e të vendosur për të mbjellur vlerat demokratike në çdo vend, do të mbetet përherë modeli që do e ndjekim ne që patëm fatin ta njohim si dhe shumë breza pas nesh”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në “Facebook”.